Real Madridi arriti të fitojë trofeun e lavdishëm kundër Dortmundit, duke e çuar në 15-të numrin e Champions League për klubin e bardhë. Pas përfundimit të këtij kompeticioni, sot është publikuar edhe 11-shja më e mirë e këtij edicioni.
Pjesë e formacionit më të mirë janë 4 lojtarë nga Reali, mbrojtësi Rudiger dhe Karvahal të cilët kanë bërë një performancë të jashtëzakonshme.
Nuk mund të mungonte as i jashtëzakonshmi Bellingam dhe sulmuesi Vinicius që udhëhoqën skuadrën drejt këtij triumfi. 4 lojtarë janë edhe nga Dortmundi që arritën në finalen që u zhvillua në “Wembley”. Portieri Kobel realizoi pritje të jashtëzakonshme në finale, por edhe në ndeshjet e tjera.
Matcen, Humels dhe Sabitcer ishin 3 të tjerët që dhuruan performanca të mira. Ndërsa 3 pozicionet e tjera u “zunë” nga Vitinja e PSG-së, Foden i Manchester Cityt dhe Harry Kane i Bayern Munchen.