Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Qëndresa do përshkallëzohet deri në largimin e Edi Ramës e Erion Veliajt


Sekretari Organizativ i Rithemelimit Klevis Balliu tha se qëndresa e opozitës nuk do ndalet deri në largimin e narkotrafikantit Edi Rama dhe kryehajdutit Erion Veliaj nga qeveria e bashkia e Tiranës.

Në fjalën e tij para bashkisë ai tha se e gjithë Evropa flet sot për narkoshtetin që ka ndërtuar Edi Rama në Shqipëri.

Ai bëri thirrje për arrestimin e kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj,ish-ministres Olta Xhaçka e kriminelëve që tha se po grabisin vendin.

Balliu theksoi se droga po shitet në shkollat e vendit dhe se vendi numërn sot mbi 120 mijë përdorues droge.

“Këta policë që sot duhet të ishin duke arrestuar narkotrafikantin Edi Rama dhe kryehajdutin Erion Veliaj, janë këtu duke provokuar qytetarët. Ne nuk i pranojmë dhe nuk i tolerojmë provokimet. Nëse doni të ndalojë protesta, respektoni ligjin, shtetin dhe arrestoni kryehajdutin Erion Veliaj, narkotrafikantin edi Rama, Olta Xhaçkën, kriminelët që vjedhin qytetarët. ArbenMaloku merr milionë euro nga paratë e fëmijëve tuaj. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës janë dhjefishuar përdoruesit e drogës. Droga po shkon në shkolla, te fëmijet, të rinjtë e vendit. Kemi 120 mijë përdorues droge. Këta janë qeveri e drogës, qeveri e krimit. Qëndresa do përshkallëzohet derisa të vijeligji dhe shteti. Rama ka kërcënuar sigurinë kombëtare, të ardhmen si shtet evropian. Ne do i nxjerrim këta hajdutë, këta kriminelë nga institucionet.” – tha Balliu.