Çmimet e naftës së papërpunuar ranë me më shumë se 3% të hënën në nivelet më të ulëta disamujore pasi investitorët po presin shenja të mbifurnizimit të menjëhershëm të naftës pas vendimit të fundit të OPEC-ut për prodhimin.
Nafta e papërpunuar Brent u ul me 3.5% të hënën, në 78.29 dollarë për fuçi. Është hera e parë që Brent është tregtuar nën 80 dollarë që nga shkurti. Standardi i papërpunuar i SHBA-sëë, West Texas Intermediate (WTI), gjithashtu ra me mbi 3.7% në 74.14 dollarë për fuçi.
“Shumica e saj është për shkak të takimit të OPEC-ut dhe shqetësimeve për më shumë naftë që vjen në treg në përgjithësi,” tha Ed Egilinsky i “Direxion për Barron’s”, duke shtuar: “Disa vende do bëjnë një pushim dhe do marrin më shumë naftë në tregje pas tetorit”.
Të dielën, OPEC + ra dakord të zgjasë shkurtimet vullnetare të prodhimit në gjithë grupin deri në vitin 2025, por la hapësirë për pakësime shtesë vullnetare prej 2.2 milionë fuçi në ditë (bpd) nga tetë anëtarë kryesorë, përfshirë eksportuesit kryesorë Arabinë Saudite dhe Rusinë.
Grupi ra dakord gjithashtu për një objektiv të ri të prodhimit për Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë kërkuar një kuotë më të lartë.
Disa analistë e quajtën vendimin e grupit jo të duhur përsa i përket çmimet e naftës në dritën e normave të larta të interesit dhe rritjes së prodhimit nga prodhuesit jo-OPEC si SHBA.
Investitorët thuhet se kanë qenë të shqetësuar se vendimet e fundit të OPEC+ mund të anulohen, në varësi të kushteve të tregut.