Vendosni fjalën kyçe....

Dhunimi i Sokol Mëngjesit, mblidhet Dhoma Kombëtare e Avokatisë, paralajmërojnë bojkotim të seancave 


 

Dhoma Kombëtare e Avokatisë po zhvillon një mbledhje, pas dhunës së ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Sipas ABC news se mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura dhe është propozuar që të bojkotohen seancat gjyqësore për tre ditë, por do të zhvillohen vetëm ato emergjente.

Ndërkohë, në fillim të mbledhjes ka folur dhe kryetari i Dhomës Kombëtare, Maksim Haxhia është shprehur se është e patolerueshme dhuna ndaj çdo avokati. Ai ka tërhequr vëmendjen dhe politikës, që të mos sulmojnë avokatët. Sakaq, Haxhia ka kërkuar respektim të avokatëve.

Kujtojmë që Sokol Mëngjesi pas disa ditësh i shtruar në spital, u transportua të hënën me një avion sanitar drejt Athinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 29 majit, ku pasi avokati ka lënë djalin e tij në kopsht, teksa po rrinte në këmbë jashtë rrethimit të institucionit është goditur me grusht nga një person dhe më pas është rrëzuar në tokë.