Vendosni fjalën kyçe....

Elbasan, banorët në protestë për kanalin vaditës Polis Tufan


Në fshatin Shushic të Elbasanit banorët e zonës, por edhe të fshatrave përreth kanë dalë sot në protestë për Kanalin vaditës Polis Tufan.

Sipas Shqiptarja.com mësohet se ky kanal nga bordi i kullimit nuk është vënë ende në funksion.

Banorët të cilët kishin dal në protestë shprehen se nuk kanë marr asnjë mbështetje nga ana e qeverisë.

“Kam hedhur 1 milionë lekë tek toka. Nuk kemi marr asnjë lloj përkrahje nga shteti”, tha një banorë nga protesta.