Ramush Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të një bisede të shefes së Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari Lila me Milan Radoiçiçin ish nënkryetarin e Listës Serbe dhe udhëheqësin e grupit serb që kreun sulmin terrorist në Banjskë.
Haradinaj e ka akuzuar Kurtin se ka kërkuar partneritet me Milan Radoiçiçin edhe pse e ka ditur se ai ndiqej nga organet e drejtësisë dhe ishte në Listën e Zezë të SHBA-së.
“Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiçin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?