Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka zhvilluar një vizitë në Rumani, ku ka takuar presidentin rumun, Klaus Lohannis.
Hasani shprehet se Rumania ka shprehur mbështetjen e saj, që Shqipëria të integrohet plotësisht në Bashkimin Europian.
Ministri Igli Hasani në platformën X:
📍Vizita zyrtare në Rumani 🇷🇴 nisi me takimin produktiv me Presidentin Klaus Lohannis. Si aleatë të NATO-s, jemi të përkushtuar për të rritur bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Shpreha mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian 🇪🇺.