Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para Bashkisë Tiranë, Këlliçi: Do intensifikojmë protestat


Belind Këlliçi deklaroi në protestën e dhjetë përpara Bashkisë së Tiranës se teksa ata protestojnë, Erion Veliaj i jep miliona kompanive të tij.

“Duhet të dini të gjithë ju se javën e kaluar, ndërkohë që qytetarët ishin në protestë këtu duke kërkuar veprime konkrete të SPAK dhe të organeve ligjzbatuese, Erion Veliaj i jepte me dhjetëra mijëra euro kompanisë së tij 5D”.

Ndërkohë Belind Këlliçi ka njoftuar se protesta e radhës për dosjen “5D” do të mbahet më 10 qershor.

Ai i ka bërë thirrje drejtorëve të “5D” që të bëhen pendito dhe të bashkëpunojnë me drejtësinë për të thënë të vërtetën.

“Më 10 qershor do të jemi sërish në protestë për të ruajtur taksat e qytetarëve. Kam një thirrje për drejtorët e “5D” që janë në burg apo ata që Veliaj do t’i fusë së shpejti.

Bëhuni pentito e bashkëpunëtorë të drejtësisë. Mos bëni burgun e Erion Veliaj.

Bëjeni për të afërmit e fëmijët tuaj”, tha ai.