Vendosni fjalën kyçe....

Seksi me të mitur pjesë e kulturës së ciganëve, gjykata spanjolle nxit polemika pas vendimit


Gjykata provinciale e Ciudad Real në Spanjën qendrore ka liruar një cigan të akuzuar për abuzim seksual të vijueshëm me një vajzë 12-vjeçare, duke përmendur veçoritë e kulturës cigane ndër arsyet e vendimit të saj. Vendimi është dënuar nga mbikëqyrësi i barazisë në Spanjë si një “turp absolut” dhe një dështim për të mbrojtur të drejtat e të miturve ciganë.

Vendimi i diskutueshëm për rastin e një cigani 20-vjeçar i cili ka pasur “një marrëdhënie të ngjashme me një martesë” me një vajzë 12-vjeçare u publikua nga mediat lokale javën e kaluar. Çifti e ka nisur lidhjen e tyre në vitin 2022, me të dy familjet e burrit dhe vajzësqë janë në dijeni, ka thënë gjykata.

Vajza në fund mbeti shtatzënë me binjakë dhe shkoi te një mjek, i cili njoftoi autoritetet për natyrën e dyshimtë të marrëdhënies së saj. Duke pasur parasysh faktin se mosha e pëlqimit seksual sipas ligjit spanjoll është 16 vjeç, ‘bashkëshorti’ i saj përfundoi i ndaluar dhe akuzuar për abuzim seksual të vijueshëm ndaj një të miture, me prokurorët që kërkuan nga gjykata dënimin e tij me të paktën 11 vjet burg.

Megjithatë, gjykata vendosi ta lironte burrin nga akuzat, duke argumentuar se marrëdhënia midis një të rrituri dhe një të mituri ishte “pjesë e sferës kulturore dhe sociale të komunitetit të ciganëve”. Për më tepër, i pandehuri pretendoi se nuk ishte në dijeni të moshës së vërtetë të vajzës, duke këmbëngulur se kishte menduar se ajo ishte rreth 15 vjeç në kohën kur filloi lidhja e tyre, me gjykatën që e konsideroi një justifikim të tillë si mjaftueshëm “të besueshëm”.

Gjykata gjithashtu argumentoi se mosha ligjore e pëlqimit mund të shpërfillet në këtë rast, duke argumentuar se diferenca në moshë midis të dyve nuk ishte e madhe, ndërsa të dy treguan zhvillim të ngjashëm fizik dhe psikologjik. Ajo gjithashtu vuri në dukje se marrëdhënia midis të dyve në fakt ka qenë “gjithmonë me mirëkuptim në kuptimin e një marrëdhënieje romantike”.

Vendimi i diskutueshëm është dënuar ashpër nga Beatriz Carrillo, kryetarja e Departamentit të Trajtimit të Barabartë, Jo Diskriminimit dhe Kundër Racizmit brenda Ministrisë së Barazisë. Zyrtarja, vetë një cigane etnike dhe avokate për një kohë të gjatë për të drejtat e grave të pakicës, e quajti vendimin një “turp absolut”. Vendimi përbën një dështim të rëndë për të mbrojtur të drejtat e vajzës, tha zyrtarja, duke theksuar se “Kodi Penal i vendit nuk përjashton mbrojtjen e të miturve ciganë”.