Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia e beftë i lë pastruesit e xhamave të varur në ajër në 160 metra lartësi (Video)


Një stuhi e papritur dhe e furishme në kryeqytetin e Kinës, Pekin, ishte mjaftueshëm e fuqishme për t’i rrëzuar punëtorët nga vendi ku punonin duke pastruar një rrokaqiell duke i lënë varur në litar.

Punëtorët po pastronin shumë e shumë dritare të selisë qendrore të televizionit zyrtar të Kinës CCTV.

Po ndërkohë që ishin 162 etra mbi tokë, stuhia e beftë i la ata varur vetëm në litarët e sigurisë me të cilët ishin lidhur .

Për fat të mirë, ata duruan mjaftushëm derisa ndihma erdhi dhe ata zbritën të sigurt në tokë.