Vendosni fjalën kyçe....

Teliti nga protesta para Bashkisë Tiranë: Sytë tanë shohin vetëm kulla, paratë i marrin oligarkët


Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, nga radhët e opozitës, Dorjan Teliti sulmoi ashpër qeverinë Rama si dhe kryebashkiakun Veliaj.

Nga protesta e opozitës Teliti tha se Veliaj dhe Rama zhdukën Malin e Dajtit dhe Sahatin.

“Jam lindur dhe rritur në këtë qytet. Kur ishim fëmijë, arrinim ta shihnim malin e Dajtit. Sot Veliaj dhe Rama e zhdukën malin e Dajtit, siç zhdukën Sahatin. Sytë tanë shohin vetëm kulla dhe zullume. I keni parë lajmet në mediat ndërkombëtare, italiane, se si kryeministri dhe zv.kryeministra dhe ministra, që janë të përfshirë në struktura abuzuese. Zhdukën 60 mln euro tha Ahmetaj, por pyesni se kush është pronari i vërtetë i inceneratorit. Këta kanë marrë paratë e taksapaguesve. Taksat janë rritur nga 2 dri ne 10 herë. Ku janë këndet e lojërave? Sot nuk kam asnjë lulishte që të nxjerr vajzat e mia të luajnë.”, tha ai.