Vendosni fjalën kyçe....

Toyota kërkon falje pas skandalit të automjeteve në Japoni


Toyota Motor Corporation pranoi të hënën se kishte mashtruar në teste të ndryshme çertifikimi dhe sigurie për shtatë modele makinash të shitura në Japoni, tre prej të cilave mbeten në prodhim. Presidenti Akio Toyoda kërkoi falje në një konferencë shtypi në Tokio, në të cilën bëri përkuljen e zakonshme.

Komentet e tij bazoheshin në rezultatet e një rishikimi të brendshëm të Toyota-s, i nisur kur qeveria japoneze njoftoi hetimin e saj në fillim të këtij viti. Hetimi është në vijim dhe prek disa prodhues automjetesh.

“Ne nuk jemi kompani e përsosur. Por nëse shohim diçka të gabuar, ne do të bëjmë një hap prapa dhe do të vazhdojmë të përpiqemi ta korrigjojmë atë,” tha Toyoda. Çështja nuk prek tregun jo japonez të Toyota-s. Megjithatë, ajo po paraqet një provë të vështirë për kompanitë japoneze të makinave, në tregun e tyre vendas fitimprurës dhe simbolikisht të rëndësishëm.

Skandali godet Toyota-n dhe prodhuesit e tjerë japonezë në territorin e tyre. Vetëm Kina dhe SHBA prodhojnë aktualisht më shumë automjete se Japonia, megjithëse Kina prodhon sot më shumë se Japonia dhe SHBA së bashku./DW