Vendosni fjalën kyçe....

2023/ Numri i ndërmarrjeve aktive arrin 130,319, rritje vjetore me 4%


Vitin e kaluar numri i ndërmarrjeve aktive në vend arriti në 130,338 me rritje vjetore 4%, raportoi INSTAT.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i njësive ligjore të biznesit në total arriti në 226.778, por mbi 96 mijë janë fermerë të pajisur me Numër identifikimi të Personit të Tatueshëm (NIPT) krahasuar me 84.369 fermerë të regjistruar deri në fund të vitit 2022.

Rreth 1600 ndërmarrje ushtrojnë aktivitetin ekonomik në më shumë se një vendndodhje krahasuar me 1.686 në fund të viti 2022.

13,636 ndërmarrje janë regjistruar gjatë vitit 2023, nga 15.700 të regjistruar gjatë vitit 2022. Rreth 86% e ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve, nga 86,5% që ishin respektivisht në vitin 2022.

Ndërmarrjet e mëdha me 50 e më shumë të punësuar zënë vetëm 1,6% ndaj totalit të ndërmarrjeve, 5,3% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të huaja e të përbashkëta, nga ku 43,6% e tyre janë me origjinë nga Italia, 7,5% nga Kosova dhe 5,8% nga Turqia;

31,2% e ndërmarrjeve drejtohen nga gratë, vlerë kjo e njëjtë me vitin 2022. Në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Vlorë janë përqendruar pjesa më e madhe e ndërmarrjeve, ndërsa në bashkinë Pustec shënohet numri më i ulët.

Në fund të vitit 2023 regjistrohen 139.591 njësi lokale nga të cilat 128.711 ushtrojnë aktivitetin ekonomik në një vendndodhje.

Në grupin “Prodhues të të mirave”, sektori i industrisë ka ndikimin më të madh në ekonominë e vendit. Kontributi i industrisë në numrin ndërmarrjeve aktive është gjithsej me 7,4% dhe në punësim me 18,2%; në numrin e të punësuarve me pagë me 19,9% dhe në xhiron vjetore të realizuar me 20,8%;

Në grupin “Prodhues të shërbimeve” operojnë 86,2% e ndërmarrjeve aktive duke realizuar 65,9% të xhiros vjetore. Në këtë grup ndërmarrjesh, rolin kryesor e luan tregtia (kryesisht tregtia me shumicë, me pakicë dhe riparimi i automjeteve).

Të punësuarit gjithsej në tregti zënë 19,1% të numrit të të punësuarve gjithsej. Ekonomia shqiptare është e fokusuar kryesisht n aktivitetin tregtar dhe shërbime të tjera.

Ndërmarrjet me aktivitet tregtar numërojnë 25,6% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2023. Aktiviteti tregtar realizon edhe xhiron vjetore më të madhe në ekonomi, me 40,8%.

Rreth 85,9% e ndërmarrjeve janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar dhe kontributi i tyre llogaritet në 22,6% në punësim dhe 20,2% në realizimin e xhiros vjetore.

Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar përfaqësojnë 1,6% të totalit të ndërmarrje, punësojnë 50,0% të të punësuarve gjithsej, dhe realizojnë 45,3% të totalit vjetor të xhiros.

Në qarqet Tiranë, Durrës e Vlorë janë përqendruar rreth 65,6% e ndërmarrjeve. Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 61.602 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.408 ndërmarrje.

Mbizotërimi i grupit të prodhuesve të shërbimeve është dukuri në të gjitha qarqet. Në qarqet Tiranë dhe Durrës janë përqendruar 58,2% e grupit të prodhuesve të shërbimeve.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor