Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat ndaj qeverisë, Meloni: S’do të rrezikojmë që të komprometojmë marrëdhëniet e fqinjësisë me Shqipërinë


 

Kryeministrja italiane, Georgia Meloni në një konferencë të përbashkët me Edi Ramën, nga qendra e emigrantëve në portin e Shëngjinit theksoi se akuzat në drejtim të qeverisë shqiptare janë përbaltje.

Ajo tha se herë tjetër me të tilla marrëveshje nuk do të rrezikojnë që të komprometohen marrëdhëniet e fqinjësisë.

“E thash edhe gjatë fjalës time, mendoj se arosje vërtetë nuk është që të sulmohet qeveria shqiptare apo populli shqiptar, Po janë pozicione të ligjshme të legjitimuara dhe që janë armiqësore ndaj qeverisë italiane. Luajnë në këndvështrimin e tyre, duke shpalosur qëndrimin e tyre. Mendoj se duhet vlerësuar fakti që për të goditur, sulmuar qeverinë italiane, goditet dhe sulmohet një partner ndërkombëtar. S’po dëmtohet vetëm qeveria italiane, por dhe Italia si vend. Pavarësisht suksesit të marrëveshjes, përfshihet vendi për këtë përbaltje. Rrezikojmë që t’i shkaktojmë një dëm të gjithë vendit. Shpreh gatishmërinë që ta hedhim poshtë këtë përbaltje. Në të ardhmen do të jemi më të vëmendshëm ndaj propozimeve që realizojmë. S’mund të rrezikojmë dhe të komprometojmë marrëdhëniet e fqinjësisë. Këtë e kam bërë në opozitë, por sot kam vendosur që mos ta bëj më.”, tha ajo.