Prokuroria paraqiti çështjen e saj të martën në gjyqin historik penal kundër Hunter Biden për akuzat për armëmbajtje, duke u thënë juristëve se djali i presidentit Joe Biden ishte një droguar që gënjeu në dokumente për të marrë një revole dhe se “askush nuk është mbi ligjin”.
Juristët në gjykatën federale në Delaëare dëgjuan fjalët hyrëse nga prokurorët dhe mbrojtja përpara se të thirrej dëshmitari i parë, një agjent i FBI-së. Avokati mbrojtës Abbe Lowell i tha jurisë se provat e paraqitura në gjyq do tregojnë se Hunter Biden, 54 vjeç, nuk e ka shkelur me vetëdije ligjin.
Është gjyqi i parë i fëmijës së një presidenti në detyrë të SHBA-së, me gjyqtaren e qarkut të SHBA Maryellen Noreika që kryeson seancën. Donald Trump javën e kaluar u bë ish-presidenti i parë amerikan që u dënua për një krim.
Përfaqëuesi i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, Derek Hines, i ka përcjellë jurisë ngjarjet e tetorit 2018, kur prokurorët kanë thënë se Hunter Biden gënjeu në kontrollin e të dhënave për përdorimin e drogës gjatë blerjes së armës.
“Ishte e paligjshme sepse ai ishte përdorues i drogës dhe i varur prej saj,” i tha Hines jurisë.
“Askush nuk është mbi ligjin”.
Trump është kandidati republikan që sfidon Joe Biden, një demokrat, në zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA. As prokuroria dhe as mbrojtja nuk e trajtuan drejtpërdrejt këtë çështje.
Hunter Biden është deklaruar i pafajshëm për tre akuza për krime që e akuzojnë atë për mostregimin e përdorimin të drogës nga ana e tij kur bleu një revole “Colt Cobra .38” dhe për posedim të paligjshëm të armës për 11 ditë në tetor 2018.
Lowell u kërkoi anëtarëve të jurisë që të dëgjonin me kujdes provat që do paraqiteshin. Loëell tha se formulari i blerjes së armës pyeti Hunter Biden vetëm nëse ai ishte aktualisht një i varur nga droga, jo nëse ai kishte përdorur në të kaluarën, duke shtuar se klienti i tij nuk kishte “qëllim për të mashtruar”.