Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Taksa 9% do zhbëjë kaosin nga taksa progresive


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, organizoi një tryezë diskutimi me ekspertë për programin ekonomik të Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të vitit 2025. Gjatë fjalës së tij, Basha theksoi se programi ekonomik, i prezantuar pak ditë më parë, është pritur pozitivisht nga publiku, duke e përshkruar si një “ujë në rerën e nxehtë, në shkretëtirën e shpresës që ka lënë pas qeveria”.

Ai theksoi se programi synon nxitjen e sipërmarrjes dhe zhvillimin e teknologjisë së informacionit. Një nga pikat kryesore të programit është vendosja e një takse të sheshtë prej 9%, e cila sipas Bashës do të çlirojë ekonominë nga efektet negative të taksës progresive aktuale.

Kjo reformë fiskale synon të përmirësojë klimën e biznesit dhe të tërheqë investime, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për rritjen ekonomike dhe zhvillimin teknologjik.

Basha shtoi se është thelbësore të krijohet një ekonomi e qëndrueshme dhe e inovative, e cila do të sjellë përfitime afatgjata për qytetarët dhe vendin. Në këtë kuadër, Partia Demokratike është e vendosur të implementojë politika që do të mbështesin sipërmarrësit dhe do të promovojnë rritjen ekonomike të qëndrueshme.

Synimi ynë është dhe mbetet që atë kemi shpalosur si program ta kthejmë së bashku në një program për shqiptarët. Dua të përmbyll prezantimin tim me disa ndërhyrje të shkurtra. Synimi ynë është asnjë pjesë e programit të mos mbetet në hije dhe rastësisë. Oferta jonë do jetë transparente. Të mos jetë një pusi për elektoratin por ta njohin dhe debatojnë dhe përmirësojnë. Ekonomia vuan në një lëngatë të shumëfishtë, për shkak të korrupsionit, një sëmundje shoqëruese që nuk ka pasur nivele si këtë dekadë. Është kthyer në gangren në ekonomi, shkak i ankthit në tregun e punës, me pasoja të rënda për rininë. Ekonomia vuan vendimmarrjet jo transparente.

Ekonomia shqiptare vuan nga burokratizimi i thellë pa transparencë me xhepa të shtuar për korrupsionin e madh, politiko financiar. Ekonomia vuan nga një sistem apo model që në çdo aspekt nuk favorizon por mbi iniciativën dhe është kthyer në një neopaternalizëm të një grushti klientësh politik që kanë zaptuar fushat e ekonomisë. Në majë të këtij sistemi qëndron një sistem jo transparent dhe shkaktari kryesor i informalitetit në ekonominë tonë për shkak të taksës progresive. Inkurajomë sipërmarrjen e lirë dhe iniciativën private, hapjen me tregjet rajonale dhe globale, qeverisë të vogël, kthim dhe mbrojtje të pronës.

Programi rekomandon një qasje nga lart-poshtë. Kërkon kreativitet dhe qartësi. Kërkon luftë kundër korrupsionit, me vendosmëri dhe llogari dhënie. Parimi i një qeverie, parimi i një dritare të vetme shërbimi mbështet qasja jonë reformatore. Bazohet tek një buxhet i konsoliduar sa i takon taksave. Parashikon zhdukjen e varfërisë ekstreme dhe mirëqenies së familjeve shqiptare.

Axhenda jonë sociale mund të mbështet vetëm mes vitalizimit, psh të turizmit shqiptar dhe nxitjes së një zinxhir vlerash siç është teknologjia dhe informacioni. Synojmë aftësimin e 25 mijë të rinjve shqiptare, për të mundësuar një shtresë profesionistësh të teknologjisë dhe informacionit me të ardhura mesatare 2000 euro në muaj. Është dhe synim politik që synon stabilitet social-ekonomik.

Synojmë rritjen e prodhimit, aftëson forcat në tregun e punës dhe rininë shqiptare dhe kthimin e ekonomisë në rrafshin e konkurrencës. Taksa 9% nuk është gjetje elektoral por qasje e mirëmenduar që do kthej perspektivën e munguar të sipërmarrjes shqiptare dhe do zhbën kaosin e krijuar nga taksa progresive”-deklaroi Basha.