Vendosni fjalën kyçe....

Besa e Kavajës emëron Mirel Josën në pankinë për rikthimin në Superiore


Besa e Kavajës synon të rikthehet si një forcë dominuese në futbollin shqiptar dhe ka bërë një hap të rëndësishëm drejt këtij qëllimi duke zyrtarizuar Mirel Josën si trajner të ri. Mirel Josa, një trajner me shumë eksperiencë në pankinë, është prezantuar në ambientet pranë Bashkisë Kavajë.

Gjatë fjalës së tij të prezantimit, Josa u shpreh optimist për të ardhmen e ekipit. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një skuadre të fortë dhe konkurruese, që do të mund të përmbushë objektivat e klubit për të qenë protagonist në futbollin shqiptar.

Duhet të japim maksimumin tonë. Kur bëhet gjithçka me dëshirë, do të thotë se një komunitet, fiton. Unë erdha me shumë dëshirë, duhet të kontribuojmë të gjithë për të mirën e skuadrës. Këtu nuk ka merita individuale. Sinqeriteti në punë më jep një shtysë më të madhe për të bërë mirë” – tha Josa.