Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, avokatët bojkot seancave gjyqësore për 3 ditë


Avokatët në mbarën vendin kanë vendosur bojkoton e të gjitha seancave gjyqësore për tre ditë, në datat 5-7 qershor.

Vendimi vjen nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë pas dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili është dërguar për mjekim në Athinë.

28 anëtarët të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë votuan pro bojkotit të gjyqeve. Përjashtim nga pezullimi do bëjnë vetëm seancat për masat e sigurisë.

Kreu Maks Haxhia tha se vendimi i avokatëve vjen pas indiferentizmit të institucioneve të drejtësisë pas dhunës ndaj Mëngjesit. Sipas avokatëve reforma në drejtësi ka sjellë një sërë problemesh dhe se nuk është ajo që avokatët prisnin.