Vendosni fjalën kyçe....

Digjen gjashtë mjete në biznesin e makinave më qira në Kamëz


Foto ilustruese

Gjashtë makina janë djegur në orët e para të mëngjesit në Kamëz.

Ato i përkisnin një biznesi që jepte mjete me qira ndërsa nuk dihet ende nëse djegia ka qenë e qëllimshme apo aksidentale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Donald Trump”.

Njoftimi

“Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”