Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi po mban një konferencë për media.
Ai u shpreh se të hënë grupi parlamentar i PD ka depozituar një kërkesë për mocion me debat mbi lidhjet e politikës me krimit
Më tej ai shton se Kuvendi miratoi ligjin unik në botë që garantonte integritetin për personat që ushtronin funksione publike.
“Të hënë grupi parlamentar i PD ka depozituar një kërkesë për mocion me debat mbi lidhjet e politikës me krimit. 2013-2017 grupi ynë denoncoi individë me rekorde kriminal ë me mbështetjen e Ramës dhe PS ia kishin dalë të penetronin në nivelet më të larta të shtetit duke u zgjedhur deputetë apo kryetarë bashkie.
Si rezultat i qëndrimit të grupit të PD, edhe pse në mënyrë të vijueshme Rama i konsideronte baltë qëndrimet tona, Kuvendi miratoi ligjin unik në botë që garantonte integritetin për personat që ushtronin funksione publike.
Ekzaktësisht njëlloj si sot Rama tallej me denoncimet e opozitës apo mediave ndërkombëtare, madje tha se me zor priste hyrjen në fuqi të ligjit për të identifikuar kriminelët sepse opozita sipas tij gënjente.
E vërteta është se Rama kishte hapur dyert për persona me rekorde kriminale”, u shpreh Bardhi.