Vendosni fjalën kyçe....

Kampet e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër, Meloni: Kostoja 343 milion euro në vit, Italia kursen 136 milion euro


Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri të ditur detaje nga menaxhimi i këtyre dy qendrave të pritjes së emigrantëve, gjithashtu dhe kostot që kushtojnë Italisë.

Ajo u shpreh se Ministria e Brendshme ka shpallur një garë për shpenzimet e transportit që arrijnë shifrën 13.5 mln euro.

“Meri Hospes është shoqëria që do të ndjekë menaxhimin e strukturave. Transaporti do të kryhet nga anijet e marinës italiane e guardia di Finanza

Ministria e Brendshme ka shpallur një garë për shpenzimet e transportit që arrijnë shifrën 13.5 mln euro por sigurisht edhe përsa i përket situatës në detin Kuq e Mesdhe do të shikojmë mundësinë e trajtimit të emigranteve nga anijhet e marinës italiane. Kostoja është 343 mln euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territorkombëtar. Do të kursejmë 136 mln euro në vit”, tha Meloni.