Vendosni fjalën kyçe....

Konferenca e përbashkët me Melonin, Rama: Trishtim për gjysmë të vërtetat e thëna për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive


Pasi inspektuan punimet në Gjadër aty ku vijon ngritja e kampit pritës Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama shkuan në Shëngjin ku po mbahet konferenca e përbashkët mes dy liderëve.

Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat me homologen e tij italiane Georgia Meloni kritikoi shkrimet e mediave italiane.

Rama deklaroi se mafia shqiptare nuk ekziston dhe se mediat e Italisë kanë thënë gjysmë të vërteta.

“Duke cituar kreun e SPAK nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë organizata mafioze të llojit Cosa Nostra, Camorra. Sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre. Nuk mund të mos shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat e thena për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër emigrantëve. Duhet të kenë turp që të drejtën demokratike e shndërruan në një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve e italianëve” tha Rama.