Dy persona në qytetin e Ferizaj janë vënë në pranga nga policia pasi dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë.
Raportohet se aksioni i policisë vazhdon, me bastisjen e pronave të të arrestuarve.
Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë, shkruan GazetaExpress.