Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias


Kryeminsitri Albin Kurti, teksa bëri një rezyme të historisë së propozimeve për Asociacionin, tha se ai nuk mund të gabojë me këtë çështje.

Ai risolli në mendje marrëveshjen e vitit 2013 mes Thaçit dhe Daçiqit për të cilin Serbia insiston se duhet të zbatohet, por që vetë e ka shkelur me të dyja këmbët.

“Asociacioni është i shprehur në dy marrëveshje në mesin e 39 marrëveshjeve që kanë bërë pararendësit e mi me Beogradin. Atje janë marrëveshjet, nuk e mohoj ekzistencën e tyre.

Por marrëveshja e vitit 2013 e nënshkruar mes Thaçit dhe Daçiç, i ka 15 pika, 6 prej tyre janë për Zajednicën. Marrëveshjen më të dashur që ka Serbia kërkon 6 nga 15 pika që ta respektojë dhe ta zbatojmë ne.

60% që e ka shkelur, nuk do që ta zbatojë. Në 2022 Beogradi dha urdhër në veri për zyrtarët që të tërhiqen nga sistemi i Kosovës. Nuk mund të kërkosh nga unë të zbatoj 40% e marrëveshjes kur vetë ke shkelur 60%”, u shpreh Kurti.