Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Rusia mund të ndezë konflikt në Ballkan nëpërmjet Serbisë


Kryeministri i Kosovës në një intervistë për A2 CNN, deklaroi se Serbia është në duart e Rusisë dhe nëse Putinit do t’i duhej një konflikt i ri, mund ta bëjë këtë me anë të Serbisë dhe jo duke ndarë ushtrinë e tij.

Kurti përmendi se Akademia, mediat, Kisha ortodokse, policia dhe ushtria janë të përfshirë elementë të Putinit.

Unë besoj se ka më shumë ngjashmëri sa duket mes Beogradit zyrtar dhe Kremlinit. Nuk është e rastësishme që Akademia në Serbi, mediat në Serbi, Kisha ortodokse, policia, ushtria, janë aq shumë të përfshira nga elementët e Putinit dhe andaj edhe i intereson Moskës që në një moment të caktuar të ketë një zgjerim të konfliktit. Ata e kanë Ballkanin të përshtatshëm meqenëse e kanë një regjim që i mbështet ata. Nëse Federata Ruse do të duhet të fillojë një luftë të re, atëherë do të duhet ta ndajë ushtrinë për atë luftën e re, ndërkohë që në Ballkan këtë gjë mund t’ia delegojë Serbisë. Prandaj, kërcënimi serb është më i madh ngase duket. Megjithatë, unë besoj se kërcënimi në të njëjtën kohë ka një lloj efekti të paparashikuar nga ana e tyre. Kjo po ndërton mbrojtjen e imunitetit të Kosovës”-deklaroi Kryeministri i Kosovës.

Për Kurtin, nuk do të përsëritet një rast i ngjashëm me Basnjskën, por rreziku është që serbët të përdorin mënyra të tjera me qëllim të njëjtë.

Nuk besoj se ata do ta përsërisin Banjskën, por më shumë do të provojnë të bëjnë një gjë me qëllimin e njëjtë, por me mënyra të tjera. Ata e kanë marrë mësimin më 24 shtator dhe shumica dërrmuese e kriminelëve kanë ikur nga veriu i Kosovës. Ata janë multimilionerë në Serbi sepse janë pjesë e krimit të organizuar. Kriminelët e luftës nga vitit 90 u patën bërë kriminelë të paqes në këtë shekull dhe tani dëshirojnë luftë që bëhet si strehë lirie për ta. Kriminelët e duan luftën sepse në njëfarë mënyrë aty krimi i tyre fashitet”, tha Kurti.