Vendosni fjalën kyçe....

Meloni nga Shëngjini: Shpresoj që marrëveshja për emigrantët të jetë shembull për BE-në


Kryeministrja italiane Georgia Meloni, po mban një konferencë të përbashkët me Edi Ramën nga kampi në Shengjin.

Në fjalën e saj Meloni u shpreh se shpreson që kjo marrëveshje me Shqipërinë të jetë shembull për edhe për BE-në.

“E lumtur që jam këtu dhe kam rastin të takoj kryeministrin Rama që pati mundësinë të verifikonte situatën ku ndodhen punimet.

Vendet tona janë dy vende mike, vende që historikisht kanë bashkëpunuar dhe fdoja ta falënderoja edhe popullin shqiptar për mundësinë dhe ndihmën ëqë na dhanë që të realizonim këtë marrëveshje. Shpresoj të ketë shembull edhe për BE. Përsëris afërsinë mes dy vende, për sulmet që i janë bërë Ramës dhe qeverisë së tij. Qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë veçse na ndihmoi. Ishte një fushatë denigruese ndaj qeverisë shqiptare. Nukë shtë hera e parë që Rama e Shqipëria i ofrojnë bashkëpunim Italisë”, tha ajo.