Partia Bharatiya Janata e Narendra Modi do humbasë shumicën e saj parlamentare, duke e detyruar kryeministrin indian të mbështetet te aleatët më të vegjël për të siguruar një mandat të tretë historik.
Çmimet e aksioneve ranë në Mumbai të martën pasi numërimi i votave tregoi se BJP dhe aleatët e saj të Aleancës Demokratike Kombëtare u paraqitën më keq se sa pritej.
Që nga orët e vona të së martës pasdite, BJP ishte në rrugën e duhur për të marrë rreth 240 vende nga 543 në dhomën e ulët të parlamentit të Indisë, duke mos arritur shumicën e plotë të partisë së Modit që fitoi e vetme në dy zgjedhjet e përgjithshme të mëparshme. Së bashku me aleatët e saj, partia në pushtet është përpara m të paktën 295 vende në legjislaturën e re.
Tendencat e hershme treguan se aleanca opozitare INDI, e udhëhequr nga Kongresi Kombëtar Indian, u paraqit më mirë se sa pritej, duke fituar 231 vende.
Mungesa e shumicës për partinë në pushtet do e bënte më të vështirë zbatimin e politikës ekonomike dhe mund ta bënte Modin më të përkushtuar ndaj partnerëve të tij më të vegjël.
Aksionet ranë në kompanitë në pronësi të miliarderit të fuqishëm Gautam Adani, i cili e ka lidhur perandorinë e tij të infrastrukturës me planet e zhvillimit të Modit dhe ka një marrëdhënie të gjatë me kryeministrin. Adani Enterprises dhe Adani Ports and Special Economic Zone, operacionet kryesore të konglomeratit, ranë 19 për qind dhe 21 për qind në mbyllje të tregtimit, duke i bërë ata humbësit më të mëdhenj në indeksin standard Nifty 50.
Indeksi i përgjithshëm u mbyll me 6 për qind poshtë atë ditë, pasi u rrit në një nivel rekord të hënën pas sondazheve të daljes që kishin treguar që Modi do t’i fitonte zgjedhjet me lehtësi.
Numërimi i hershëm i votave ishte “absolutisht” një tronditje për tregjet, sipas Amit Khurana, kreu i aksioneve në Dolat Capital Market në Mumbai.
“Duke supozuar se BJP ka më pak se një shumicë, atëherë padyshim që çon në shumë spekulime se sa liri veprimi ka Modi për të drejtuar qeverinë.”
Sondazhet e daljes të publikuara gjatë fundjavës parashikuan që aleanca në pushtet të fitonte midis 353 dhe 401 vende. Gjatë fushatës, Modi dhe BJP parashikuan që NDA do fitonte deri në 400 vende.
“Nëse numrat nuk ndryshojnë, është një rikthim i politikës së aleancës që e kishte karakterizuar Indinë nga viti 1989 deri në 2014,” tha Pratap Bhanu Mehta, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Kërkimin e Politikave në Nju Delhi.
“Në këtë kuptim, do duhet të jetë një qeveri shumë më e negociuar.”
Mehta shtoi: “Nuk jam i sigurt se sa do t’i pëlqejë biznesit.”
Shumë indianë kishin pritur një fitore të qartë të Modit në një zgjedhje që shihej si një referendum për dekadën e tij në detyrë dhe pas një fushate të përqendruar kryesisht në personalitetin e kryeministrit 73-vjeçar. Një fitore do e bënte atë kryeministrin e parë të Indisë që do shërbente tre mandate radhazi që nga udhëheqësi i pavarësisë Jaëaharlal Nehru.
Zyrtarët qeveritarë kishin trumbetuar një axhendë ambicioze reformash ekonomike. India ka qenë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë që nga fundi i pandemisë Covid-19 dhe kryeministri kishte shprehur një objektiv për t’u bërë ekonomia e tretë më e madhe në botë, nga e pesta më e madhe që është tani për tani, gjatë mandatit të tij të tretë në detyrë dhe një ekonomi të zhvilluar deri në vitin 2047, në njëqindvjetorin e pavarësisë.
Por krijimi i vendeve të punës nuk ka arritur të mbajë ritmin me hyrjet e reja në fuqinë punëtore, dhe tendencat e votimit të hershëm të martën treguan se BJP ishte në rrugën e duhur për të mos arritur shumicën parlamentare prej 272 vendesh, të cilën e gëzoi gjatë dy mandateve të para të Modit.
Partia parashikohej gjithashtu të humbiste disa vende në bastionin e saj politik verior që flet gjuhën Hindi, duke përfshirë shtetin më të populluar të Uttar Pradesh.
“Në 10 vjet ne jemi mësuar me një qeveri të qëndrueshme,” tha Sëapan Dasgupta, një komentator i krahut të djathtë, për kanalin CNN-Neës18 të Indisë. Tendenca e tanishme në rezultatet e votimit, tha ai, paralajmëroi “paqëndrueshmëri në dispensënNDA”.
Rezultatet përfundimtare priten të martën vonë në mbrëmje ose të mërkurën në mëngjes. Rezultatet ishin kulmi i një procesi votimi gjashtëjavor që filloi në prill.
Votimi në Indi zhvillohet në faza për shkak të sfidave logjistike dhe të sigurisë në një vend me më shumë se 1.4 miliardë banorë. Komisioni Zgjedhor i Indisë tha se 642 milionë nga gati 1 miliard votues të regjistruar e hodhën votën e tyre.
Rezultati do nxisë Kongresin, i cili ishte parë gjerësisht si një forcë politike në rënie pas humbjes së vendeve në dy zgjedhjet e mëparshme të Indisë.
Përpara votimit, disa figura të opozitës kishin vënë në pikëpyetje integritetin e makinerive elektronike të votimit të Indisë dhe akuzuan qeverinë Modi për një goditje parazgjedhore, pasi disa llogari bankare të Kongresit u ngrinë dhe dy figura të opozitës u burgosën në hetime për korrupsion.
Megjithatë, disa komentues e morën rezultatin e së martës si provë se votuesit indianë ishin ende të lirë të ushtrojnë vullnetin e tyre.
“Demokracia indiane nuk është në rrezik dhe nuk mendoj se institucionet u kapën siç pretendon bënte opozita”, tha Sugata Srinivasaraju, një autore dhe gazetare.
“Ndoshta do jetë një Modi i dobësuar që do shkojë në një koalicion, por ne ende nuk kemi rezultatet përfundimtare.”
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e NY Times
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani