Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi para protestuesve: Kryeministri ka 11 vite që largon shqiptarët nga vendi, qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre


 

Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit Belind Këlliçi, në fjalën e tij në protestën e opozitës deklaroi se kryeministri Edi Rama ka 11 vite që largon shqiptarët nga vendi.

Këlliçi theksoi se qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre. Ai tha se duhet të largohet qeveria, të cilën e konsideroi të korruptuar, me qëllim që në vend të vendoset drejtësia.

“Policia, boll hodhët gaz ndaj qytetarëve. Kjo është betejë për të gjithë shqiptarët, demokratë e socialist, me apo pa parti politike. Ai është parlamenti i shqiptarëve dhe jo i narkomanëve. Edi Rama me qeverinë e tij ka larguar 1 milion shqiptarë. Rama ke 11 vite që përzë shqiptarët nga vendi. Ky është regjim i mbështetur në krim e drogë.

Iu takon qytetarëve të marrin në dorë fatet e tyre. Policia të hapë rrugën për qytetarët. Kjo betejë do të shënojë vetëm fitore. Edi Rama drejton sot një kartel droge dhe këtë e di çdo shqiptar. Nuk kemi asnjë konflikt me policët, ata janë vëllezërit tanë, por ata duhet të jenë në nivelin që iu takon, sepse përfaqësojnë shtetin shqiptar”, u shpreh Këlliçi.