Vendosni fjalën kyçe....

Niko Peleshi: Të rikthejmë industrinë ushtarake, kërkesa për municione në tregun botëror është rritur shumë


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se kërkesa për municione në tregun botëror është rritur ndjeshëm dhe Shqipëria nuk ka pse të mos jetë pjesë e saj.

Ai ka shtuar se Forcat e Armatosura nuk duhet të ngatërrohen me ngjyrimet politike.

“Ngjyra e tyre është jeshile”, tha ai.

Bëheni më katolik se Papa dhe kërkoni të shlyhen edhe kamat vonesat. E bëni për të përfituar një kredit elektoral.

Buxheti, qeveria nuk paguan veçse me ligj të posaçëm pagesa për ndërmarrjet shtetërore apo SHA. 

Ky është kuadri ligjor. SHA shtetërore nuk e kanë status juridik që t’i drejtohen buxhetit të shtetit por kanë status që duhet të nxjerrin fitim. Rasti i Poliçanit është ndryshe.

Të rikthejmë industrinë ushtarake.

Sot kërkesa për municione në tregun botëror është rritur shumë, nuk kemi pse të mungojmë në këtë treg. Duam t’i japim mundësinë investitorëve vendas e të huaj që të bëhen pjesë e tregut, ku shteti do të jetë pjesë.

Poliçani, Mjekësi dhe Gramshi janë tre pika kryesore por prej kohësh janë të fjetura, të vdekura, u shpreh Niko Peleshi.