Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy trena në Çeki, 4 persona humbin jetën dhe mbi 20 plagosen


Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur pas një përplasje ballë për ballë midis një treni pasagjerësh dhe një treni mallrash në Republikën Çeke.

Ngjarja tragjike ka ndodhur duke shkaktuar një numër të madh viktimash dhe të plagosurish.

Ministri i Brendshëm Vit Rakusan ka deklaruar se, fatmirësisht, asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rrezikshme për jetën.

Ai tha se përplasja ndodhi natën e së mërkurës vonë në qytetin Pardubice, rreth 100 kilometra (62 milje) në lindje të Pragës. Treni i udhëtarëve me shpejtësi të lartë i përkiste kompanisë private RegioJet.

Ekipet e shpëtimit thanë se më shumë se 300 pasagjerë ishin në bordin e trenit me shpejtësi të lartë që po shkonte për në qytetin e Kosice në Sllovakinë lindore.

Ministri i Transportit Martin Kupka tha: “Nuk mund dhe nuk do të spekulojmë për shkakun e aksidentit”.

Drejtuesit e të dy trenave mbijetuan, tha agjencia lokale e lajmeve CTK.

Kryeministri Petr Fiala e quajti aksidentin një tragjedi të madhe dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve.