Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje qytetarëve: Të hënën në 11:00 të nxjerrim për zverku nga zyra Erion Veliajn


Kreu i Rithemelimit Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e opozitës para bashkisë Tiranë të hënën në orën 11:00.

Ai tha nga dritarja e banesës së kryebashkiaku Veliaj është kryehajduti i Tiranës dhe se nuk ka asnjë forcë që mund ta mbrojë e shpëtojë.

“Miqtë e mi, e hëna na pret te bashkia. Erion Veliaj ka sulmuar me lakejtë e tij, Aleancën për Teatrin. Ka lëshuar akuzat më të rënda, të trilluara fund e krye ndaj drejtuesve të saj. Erion, çdo fjalë e asaj aktakuze do të kthehet në ndëshkim. Erion, o kryehajduti i Tiranës, që nuk ka njohur Tirana hajdut si ti, ku e gjete guximin ti të padisësh qëndrestarët epikë të kauzës së drejtë të kulturës, artit, simboleve kombëtare. Erion, shtylla e turpit të pret. Forcë që të mbron, nuk ka dhe nuk do të ketë. Të hënën, në ora 11:00, të gjithë te bashkua, të nxjerrim për zverku nga zyra Erion Veliajn. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria.” – tha Berisha.