Vendosni fjalën kyçe....

Disiplina i bllokon merkaton Skënderbeut, Tirana paralajmërohet


Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë disa vendime të ashpra në mbledhjen e fundit të saj, ku më të goditurat janë Skënderbeu dhe Tirana në Kategorinë Superiore.

Kështu, për mospagim të borxheve, klubit korçar i është pezulluar merkatoja për 3 periudha.

Bardheblutë e Tiranës rrezikojnë të njëjtin fat si Skënderbeu nëse për një periudhë 30 ditore nuk zgjidhin të gjitha çështjet e lëna pezull në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve

“Pranimin e kërkesës së kërkuesit Shoqata Loel e Futbollit Tiranë. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 20, datë 28.02.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit”-thuhet ndër të tjera në vendimin e Komisionit të Disiplinës.