Një grup kriminal në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore është goditur nga një operacion i SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Po ashtu mësohet se në këtë operacion kanë bashkëpunuar edhe partnerët ndërkombëtarë të zbatimit të ligjit.
Raportohet se disa persona janë arrestuar, ndërsa janë kryer kontrolle në dhjetëra banesa.
Ende nuk ka detaje në lidhje me këtë operacion, në orët në vijim priten informacione më të detajuara.