Vendosni fjalën kyçe....

Luiza Gega kualifikohet për në finalen e madhe në Europianin e Atletikës


Luiza Gega shkëlqen sërish në arenën ndërkombëtare. Ajo u kualifikua për në finalen e Kampionatit Europian të atletikës që zhvillohet në Romë.

Gega bëri gjithçka mirë në kualifikueset e 3000 metrave me pengesa, duke marrë kështu një rezultat të merituar.

Atletja u rendit në vendin e tetë, në baterinë e saj me kohën 9:35.77!  35-vjeçarja vijon të mbajë lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë, duke na bërë të gjithëve krenarë.