Mijëra izraelitë nacionalistë marshuan nëpër një lagje palestineze në qytetin e vjetër të Jeruzalemit për të festuar Ditën e Jerusalemit, e cila përkujton pushtimin e Jeruzalemit Lindor nga Izraeli në luftën e vitit 1967.
Pjesëmarrësit, përfshirë familje dhe fëmijë, shprehën dashurinë e tyre për Jerusalemin dhe rëndësinë e të qenit nën kontrollin e Izraelit si pjesë e marshimit tradicional, i cili fillon në portën e Damaskut.
Ngjarja normalisht shihet si provokuese nga palesitnezët, ndërsa pala izraelite e sheh atë si një kohë kënge dhe festimi.
Përveç këndimit, vallëzimit dhe argëtimit familjar, shumë nga marshuesit brohorisnin thirrje të tilla si “vdekje arabëve”, ”u djegtë fshati i tyre”, “terroristët duhet të ekzekutohet”, “çdo arab është terrorist”.