Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet në Tiranë Rrjeti Parlamentar “Women Free from Violence”, sfidë adresimi i dhunës ndaj grave në epokën digjitale


Në Tiranë, u mblodh për herë të parë takimi i Rrjetit Parlamentar “Women Free from Violence” më 5 qershor nën drejtimin e deputetes socialistë Etilda Gjonaj.

Në takim ishin pjesëmarrës nga shoqëria civile, politike dhe ndërkombëtarë.

Të pranishëmit në panel ndanë mendime se si mund të intensifikohet përpjekja ndaj dhunës digjitale dhe psikologjike.

Pjesëmarrës në takim ishin edhe kryeministri Edi Rama, Linda Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Ministret Manastirliu dhe Koçiu.

Për herë të parë në Tiranë! Takimi i Rrjetit Parlamentar “Women Free from Violence”

E nderuar, që në cilësinë e Drejtueses së Rrjetit të mikprisja këtë panel, ku mbajtën fjalët e tyre përshëndetëse Znj. Linda Rama, Aktiviste e Shoqërisë Civile, Lindita Nikolla Kryetarja e Kuvendi i Shqipërisë , Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu .

Gjithashtu na nderuan me një videomesazh Znj. Helga Maria Schmid e Përgjithshme e OSBE dhe Stella Ronner-Grubacic Ambasadore e BE për Gjininë dhe Diversitetin.

Panelistet, të cilat në pozicionet dhe eksperiencat e tyre kanë kontribuar për avancimin e agjendës së grave dhe barazisë gjinore, ndanë mendimet e vyera se si mund ta intensifikojmë përpjekjen ndaj dhunës digjitale dhe psikologjike.

Sfida që kemi përpara është serioze dhe vetëm të bashkuar dhe duke mbështetur njëri-tjetrin mund t’ia dalim për ta adresuar siç duhet çështjet që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave dhe format moderne të kësaj dhune në epokën digjitale”-shkruan Etilda Gjonaj.