Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria fiton përballë Azerbajxhanit


Shqipëria fitoi miqësoren e radhës.

Ndaj Azerbajxhanit kuq e zinjtë e drejtuar nga Sylvinho fituan me rezultatin 3-1.

Një javë para sfidës së parë në Europianin që zhvillohet në Gjermani, kombëtarja tregon formë të mirë me dy fitore në dy miqësore që konsiderohen si ndeshje prove para fillimit të kampionatit.

Golat për Shqipërinë u shënuan nga Bajrami, Manaj dhe Laçi. Ndërsa për Azebajxhanin shënoi Gurbanli.