Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria kërkon fitoren e radhës në miqësoren ndaj Azerbajxhanit, ndryshime në formacion


Pas fitores së lehtë ndaj Litenshtejnit 3-0, Shqipëria luan sot ndaj Azerbajxhanit miqësoren e radhës vetëm një javë para nisjes së Evropianit 2024.

Trajneri Silvinjo ka bërë katër ndryshime në formacionin fillestar nga ndeshja e fundit. Ndeshja luhet në “Haladas Stadium” të Hungarisë.

Shqipëria e luan ndeshjen e parë në grup ndaj Italisë më 15 qershor, para se të ndeshet me Kroacinë më 19 qershor e në fund me Spanjën më 24 qershor.

Formacionet e mundshme

Shqipëria (1-4-3-3): Strakosha; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Seferi, Asani, Broja Trajner: Sylvinho

Azerbajxhan (1-4-3-3): Mahammadah; Jafagurlyev, Mustafazade, Huseynov, Mammadov; Isaev, Dinlyev, Makhmudov; Bayramov, Sheydaev, Emreli Trajner: Arid Asadov