Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku në konferencën Ndërkombëtare të IRI në Uashington: Mbrojtja e Demokracisë nis nga lufta kundër korrupsionit


Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ishte e ftuar në konferencën ndërkombëtare të IRI mbi Erozionin e Demokracisë që u zhvillua në Washington DC. Tabaku ishte pjesë e diskutimit të panelistëve me temën erozionit të demokracisë përmes përdorimit të pushtetit legjislativ. Një temë tepër e njohur për të pasi prej vitesh ajo ka lijëruar në media dhe foltoren e kuvendit përdorimin e Parlamentit të Shqipërisë si një notere për nevojat dhe ligjet me porosi të propozuara nga qeveria.

Në fjalën e saj deputetja e PD, Tabaku, nënvizoi se parlamenti ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e demorkacisë dhe balancës së pushteteve. Ajo nënvizoi se legjislaturat efektive janë në thelb e vetemja mënyrë për të mbajtur një qeveri llogaridhënëse dhe për të kërkuar transparencë fondesh. Ky rol i veçantë, u shpreh znj Tabaku, vjen vetëm si pasojë e respektimit të opozitës dhe të drejtave të saj pasi vetëm kështu parlamenti mund të jetë serioz. “Parlamenti duhet të përmbushë detyrimin për të kërkuar transparencë dhe mos lejojë erozionin e demokracisë. Nuk mundet që një parlament të mos respektojë të drejtat e pakicës” u shpreh Tabaku.

Deputetja e PD nënvizoi se partitë politike duhet të përmisojnë demokracinë e brendshme ndërsa theksoi rëndësinë e meritokracisë në përzgjedhjen e kandidaturave apo posteve me rendësi. Tabaku vuri në dukje se një demokraci e brendshme e dobët dhe një centralizim i pushtetit lehtëson aksionet anti-demokratike. Më pas ajo theksoi rëndësinë e një llogaridhënie horizontale  që siguron më shumë transparencë dhe një përfaqësi më efektive të zonave elektorale.

“Mënyra më e mirë, sipas saj, për të krijuar një sistem parandalues mbetet ajo e implementimit të një strategjie politike dhe institucionale. Ajo u shpreh se bashkëpunimi bipartizan por me siguri të lartë në dëgjimin e opozitës mbetet e një rëndësie të madhe. “Duhet një vullnet politik dhe gjithashtu reformimi reale që e shpëtojnë parlamentin nga të qenurit partizan apo tejet partiak.” Sugjeroi Tabaku në fjalën e saj ndërkohë që theksoi edhe nevojën e një shoqërie civile pro-aktive dhe tejet pozitive.

Detyra jonë e përbashkët, u shpreh ajo, është që të mbajmë lart parimet e një demokracie duke siguruar transparencë dhe duke luftuar korrupsionin”, përfundoi Tabaku duke kujtuar fjalët e Benjamin Franklin.