Gjendet trupi i Eraldo Nevruzit, i cili u vra nga 42-vjeçari, bashkëpronar i hotel “Greccia” në Dhërmi, ku ai punonte si recepsionist. Ai dyshohet se u vra nga Gerald Shehu, i cili tentoi të arratisej dhe u kap në Greqi, teksa kishte si destinacion Spanjën.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se trupi i pajetë i të riut u gjet në një gurore në Gjipe Mal. Trupi i pajetë i viktimës ishte fshehur në një vend që nuk binte shumë në sy, ndërkohë që për ngjarjen u arrestuan përveç autorit dhe dy punonjës të hotelit, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar autorin për ta transportuar drejt bagazhit të makinës viktimën.
Po ashtu ka dyshime se 42-vjeçari i ka kërcënuar dy punonjësit se do t’i vriste. Ata pohuan se kanë qenë të detyruar ta ndihmonin, pasi u ndjenë të rrezikuan.