Vendosni fjalën kyçe....

4 pengje shpëtohen nga Hamasi, video emocionuese e bashkimit të 25-vjeçares me të atin


Forcat e mbrojtjes Izraelite (IDF) kanë arritur të shpëtojnë në një operacion në Gaza katër pengje që mbaheshin nga Hamasi që prej 7 tetorit të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i IDF-së, adm. Daniel Hagari deklaroi se operacioni për të shpëtuar katër pengje nga robëria e Hamasit në Nuseiratin qendrort të Gazës ishte “guximtar”.

Ai thotë se pengjet Noa Argamani, Almog Meir Jan, Andrey Kozlov dhe Shlomi Ziv u shpëtuan nga forcat speciale ndërsa ishin “nën zjarr”.

Në rrjet janë shpërndarë pamjet emocionuese teksa Noa Argamani takohet me familjen e saj.

25-vjeçarja Noa u rrëmbye nga Hamasi në në festivalin Supernova.