Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur në dalje të qytetit të Koplikut.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20 të së shtunës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se automjeti ka marrë flakë për shkak të një shkëndije elektrike.
Raportohen vetëm dëme materiale, nderkaq grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies.
Njoftimi:
Koplik/Informacion paraprak
Rreth orës 15:20, në dalje të qytetit të “Koplikut”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë dhe është djegur, automjeti me drejtues shtetasin A. C. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e djegies.