Trajneri i kombëtares të Kroacisë, Zlatko Dalic ka shpallur listën përfundimtare të 26 lojtarëve që do të udhëtojnë në Gjermani për Euro 2024.
Kroacia do të luajë ndeshjen e fundit përgatitore për Kampionatin Evropian kundër Portugalisë të shtunën në orën 18:45 në Lisbonë.
Kroacia është në grup me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën. Ndeshjen e parë, kroatët e zhvillojnë kundër spanjollëve më 15 qershor.
Lista e futbollistëve të grumbulluar nga Daliç:
Portierë: Dominik Livakovic (Fenerbahce), Ivica Ivusic (Pafos), Nediljko Labrovic (Rijeka)
Mbrojtja: Josip Juranovic (Union Berlin), Josip Stanisic (Bayer Leverkusen), Martin Erlic (Sassuolo), Josip Sutalo (Ajax), Domagoj Vida (AEK), Marin Pongracic (Lecce), Josko Gvardiol (Manchester City), Borna Sosa ( Ajax).
Mesfusha: Luka Modric (Real Madrid), Marcelo Brozovic (Al Nassr), Mateo Kovacic (Manchester City), Lovro Majer (Wolfsburg), Mario Pasalic (Atalanta), Luka Ivanusec (Feyenoord), Martin Baturina (Dinamo), Luka Sucic (Salzburg), Nikola Vlasic (Torino).
Sulmi: Ante Budimir (Osasuna), Andrej Kramaric (Hoffenheim), Bruno Petkovic (Dinamo), Ivan Perisic (Hajduk), Marko Pjaca (Rijeka), Marco Pasalic (Rijeka).