Vendosni fjalën kyçe....

Makina bie në humnerë në aksin Fushë Buall-Shushicë, ekipet e emergjencave në kërkim të shoferit


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë disa metra në greminë.

Ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjencat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të kërkim Shpëtimit Malor janë angazhuar prej disa orësh në kërkimet për të gjetur dhe shpëtuar të dëmtuarin, por terreni i thepisur malor ka bërë që puna e tyre të jetë shumë e vështirë.

Për të përshpejtuar operacionin e shpëtimit, Bashkia e Elbasanit ka kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, të cilat kanë dërguar një helikopter të ndihmës së shpejtë.

Ky helikopter është duke kryer kërkime nga ajri për të lokalizuar vendin ku ndodhet i dëmtuari. Deri tani dyshohet për vetëm një të dëmtuar, dhe përpjekjet për shpëtimin e tij po vazhdojnë intensivisht.