Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale duke takuar një fermer ka premtuar për të gjithë fermerët e Shqipërisë se do të mbështeten me pagesë direkt me 200 euro për çdo kokë lopë.
Meta thekson se ky nuk është një premtim, por një angazhim, jo vetëm për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë por njëkohësisht për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqenie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare.
“Partia e Lirisë do të mbështesë me pagesë direkte fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë.
Ky nuk është një premtim, por një angazhim, jo vetëm për t’i dhënë fund shpopullimit të Shqipërisë por njëkohësisht për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqenie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare.
Bujqësia është prioriteti ynë kryesor!”, shkruan Meta.