Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria mbyll hetimet për Princ Lekën, Elia Zaharian dhe të atin, dërgon çështjen për gjykim


Ish-çifti mbretëror, Princ Leka dhe Elia Zaharia, u divorcuan zyrtarisht që prej 25 prillit, me vendim gjykate. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian, dhe babain e saj, Gjergj Zaharia, për akuzën e dhunës në familje.

Konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës u cilësuan si arsye të divorcit, të cilat janë pranuar nga të dyja palët. Hetimet nisën pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku çifti shfaqej në momente të tensionuara me përplasje verbale dhe fizike.

Pas ndarjes, Leka Zogu dhe Elia kanë rënë dakord që të kalojnë kohë të barabartë me të bijën, Geraldinën. Vajza do të kalojë çdo javë një kohë të pandërprerë, duke qëndruar në rezidencën e babait për të paktën 48 orë (dy ditë të plota), ditën e premte dhe të shtunë. Kjo kohë do të përfshijë shoqërimin nga babai dhe veprimtari të tjera sociale, kulturore dhe arsimore ku mund të angazhohet fëmija gjatë periudhës së qëndrimit tek babai.

Ditët e qëndrimit mund të ndryshohen ose të zgjaten me kërkesë të babait, duke marrë në konsideratë pjesëmarrjen në veprimtari social-kulturore të lidhura me statusin shoqëror të familjes së babait.