Vendosni fjalën kyçe....

Rektori Artan Hoxha: Unë të bëj plagjiaturë? Maksimumi ndonjë gabim kam bërë


Pas akuzave të dy studiuesve se rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka bërë plagjiaturë me punimin e tij shkencor, ky i fundit ka bërë një reagim të çuditshëm për agjensinë Birn. 

“Unë nuk hyj në debat për ata që janë aty… Gabimet dhe plagjiatura janë dy janë. Mund të ketë probleme me referimet mbi gjuhën e huaj, por nuk janë kërkimi im shkencor tha Hoxha për BIRN. 

Është e paqartë se çfarë nënkupton me gabim rektori dhe ku konsiston gabimi përveç se faktin që punimi i tij shkencor përputhej në pjesën dërrmuese me një punim tjetër shkencor të mëparshëm, përputhej gërmë për gërmë. 

Konceptet dhe të dhenat e hedhura ishin përshkruar me paragrafë të tërë me të njëjtat fjalë identike. 

Dy ditë më parë Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare”, një organizatë me fokus monitorimin e punës së universiteteve, thotë se procedura e verifikimit të titujve nuk është kryer dhe se universitetet refuzojnë të bëjnë publike vetëdeklarimet e kandidatëve.

Xhemollari shtoi gjithashtu se e vetmja nismë për verifikimin e titujve shkencorë, e ndërmarrë pas presionit nga protesta e studentëve në vitin 2018, ka dështuar. “Nuk kemi të bëjmë një rast të izoluar, por me një fenomen, i cili nuk dëmton individin apo universitetin, por dëmton imazhin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe kërkon trajtim emergjent nga strukturat kompetente. Nuk mund të kërkojmë fonde me drejtues vjedhës tekstesh” , tha Xhemollari për BIRN. 

Me implikimin e vetë rektorit si autoriteti më i lartë në universitar botëror, shqiperia kap një rekord të paprecedentë. Tashmë plagjiatura, falciteti dhe degradimi i punimeve shkencore nuk janë më të vërteta të konstatuara në diplomatin e politikave apo biznesmeneve, sharlatanizmi kapur majën. Tashmë dhe ata që janë në kupolën e sistemit universitar e kanë një nishan plagjatur, duke e çuar degradimin e sitemit arsimor një shkallë më të lartë , nga korrupsioni në gallatë totale. /Hashtag.al