Një cisternë që transportonte karburant është përmbysur në autostradën kombëtare që lidh Athinën me Korinthin.
Autoritetet kanë ngritur alarmin, pasi ka pasur edhe shpërthime të forta, shkruajnë mediet greke. Si pasojë e kësaj ngjarjeje, në këtë aks rrugor është krijuar radhë e madhe automjetesh.
Autoritetet kanë ndërhyrë për të devijuar qarkullimin dhe për të ndaluar ndonjë ngjarje, ndoshta edhe më të keqe.