Policia ndaloi shoferin e morgut që paraditen e djeshme transportoi trupin e pajetë të Erald Nevruzit i cili u gjet në zonën e Gjipesë pranë një guroreje.
Ai u vra nga pronari i hotel “Greccia” në Dhërmi, Gerald Shehu pak pas mesnatës së 5 qershorit duke u gdhirë 6 qershori.
Policia thotë se shoferi 62 vjeçar, kishte filmuar me aparat celular trupin e pajetë për t’ua dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin.
Bazuar në këtë informacion, shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut, i është bërë këqyrja e aparatit celular nga grupi hetimor, ku i janë gjetur pamjet filmike të trupit të Erald Nevruzit të cilat ua kishte dërguar burimeve mediatike me qëllim publikimin, informoi sot policia e Vlorës.
Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit A. I., 62 vjeç, me detyrë shofer i ambulancës së morgut Vlorë, për veprën penale “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”.
Videoja megjithëse ishte në duart e gazetarëve nuk u publikua prandaj Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i falenderon