Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Berisha cikël i mbyllur, më vjen keq ta shoh kështu, duhet të kishte ndjekur këshillat e mia


Kreu i PD-së Basha e ka quajtur cikël të mbyllur kreun e Rithemelimit, Sali Berisha, duke theksuar se nuk ka çfarë të japë më.

Në një intervistë për emisionin “Interview” në Euronews.al kryedemokrati nënvizoi se Berishës nuk mund t’i mohohen arritjet që ka pasur kur ka drejtuar vendin dhe se i vjen  keq që e sheh atë në pozitë të vështirë.

Basha tha gjithashtu se nëse Berisha do kishte ndjekur këshillat e tij do kishte qenë më mirë për vendin, për PD-në si dhe për të e familjen e tij.

“Në këtë pikë jemi shumica dërrmuese në një mendje. Sa më shumë merremi me këtë çështje, aq më pak merremi me detyrën tonë para qytetarëve, që është edhe denoncimi i keqqeverisjes, edhe shpalosja e alternativës. Ndaj kemi vendosur t’i japim fund kësaj telenovele. Shqiptarët e dinë sa e korrupsuar është kjo qeveri. E dinë që kanë futur edhe kriminelë në radhët e saj për të marrë e mbajtur pushtetin. T’u japim shqiptarëve rrugët e daljes nga kjo gjendje. PD-së i lind detyra që të japë ofertën për ndryshim.

Një ofertë sa thelbësore, por edhe një rrugë të besueshme për ta zbatuar këtë aferë. Nuk më vjen mirë që ta shoh Berishën në këtë pozitë. Më vjen keq. Në fund të fundit është një njeri që në 34 vite të tranzicionit shqiptar ka bërë jo pak për vendin. Sigurisht ka dritëhijet e tij, por nuk mund t’i mohohen as gjërat pozitive që ka bërë. Më vjen edhe më keq kur tashmë është e qartë, që po të kishte ndjekur këshillat e mia do ishte më mirë për Shqipërinë, për Partinë Demokratike, por dhe për atë vet dhe familjen e tij. Është këshilluar keq dhe e vetmja gjë që mund të them sot është që në këtë pozitë ku është nuk ka çfarë të jap më as për Partinë Demokratike, as për vendin. Në 9 shtator të 2021 kam komunikuar për herë të fundit me të”, tha Basha.